'Qeveria e Edi Rames si gropë septike'/ Malltezi: 'Inceneratorët nuk funksionojnë, por vjedhin 430 milionë euro'

  • E.K /
  • 15 July 2023 - 15:35
'Qeveria e Edi Rames si gropë septike'/ Malltezi: 'Inceneratorët nuk funksionojnë, por vjedhin 430 milionë euro'

Anëtari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, Jamarbëll Malltezi ka reaguar me një postim në faqen e tij në facebook për mos funksionimin e inceneratorëve të Ramës, por që vjedhin rreth 430 milion € vec per ndërtimin.

Sipas tij, e gjithë kjo aferë bëhet për para dhe se qeveria e Ramës tashmë është 'e përlyer deri në grykë'.

Postimi i plotë:

“Qeveria e Edi Rames si grope septike. Te gjithe te perlyer. Rama eshte krenar per inceneratoret qe nuk funksionojne por vjedhin 430 miljon € vec per ndertimin, ajo qe i conte letrat Zotos behet pergjegjese per kinse-ekstradimet dmth mos-ekstradimet. Vetem per-para.

Rikujtojmë se ky i fundit e ka denoncuar këtë aferë korruptive që në vitin 2015, ku ka sjellë me fakte shkeljet shumë te renda përfshirë dhënie koncesioni pa u shpall fare ne buletinin e APP, për të cilët asnjë nga anëtarët e Këshillit Bashkiak në Elbasan nuk kishte dijeni.

(Kosova Sot Online)