Raportohet për disa të vrarë në SHBA

  • A.P /
  • 16 July 2023 - 11:12
Raportohet për disa të vrarë në SHBA

Një zyrtar i qeverisë së qarkut në Gjeorgji thotë se të paktën katër persona janë vrarë nga të shtënat masive në një komunitet të vogël në jug të Atlantës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Mund të konfirmoj se katër persona kanë vdekur”, tha zëdhënësja e qeverisë së qarkut Melissa Robinson për Associated Press me telefon. “Për momentin, i dyshuari është ende i lirë.”

Sipas autoriteteve i dyshuari është një burrë 50-55 vjeç, dhe i gjatë rreth 1.80m.

Ata kanë publikuar edhe detajet e makinës që dyshohet se drejtonte pasi u largua.

(Kosova Sot Online)