Digjet një veturë në Prishtinë

  • A.P /
  • 16 July 2023 - 15:07
Digjet një veturë në Prishtinë

Në fshatin Sharban të Prishtinës, një veturë është përfshirë nga flakët, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lexuesit  kanë dërguar pamje të vetures teksa po digjej dhe sipas tyre, personat që kanë qenë në veturë kanë shpëtuar, ndërkaq vetura është djegur e tëra.

Këtë ka konfirmuar Komandanti i Zjarrfikësve në Prishtinë, Mal Gashi, i cili ka bërë të ditur se ekipet kanë marrë pjesë në shuarjen e zjarrit të kësaj vetura.

Derisa, në lidhje me këtë rast, nuk raportohet për të lënduar.

(Kosova Sot Online)