Vushtrri: Një person raporton se persona të panjohur ja kanë djegur gjashtë 6 vetura

  • E.K /
  • 17 July 2023 - 09:39
Vushtrri: Një person raporton se persona të panjohur ja kanë djegur gjashtë 6 vetura

Një autosallon është përfshirë mbrëmë nga zjarri në Vushtrri, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në këtë autosallon janë djegur gjashtë vetura tërësisht dhe disa janë dëmtuar pjesërisht nga zjarri.

Sipas ankuesit, persona të panjohur i kanë vënë zjarrin këtyre veturave.

Policia ka njoftuar se të lënduar nuk ka, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

ZJARRVËNIE/Vushtrri 16.07.2023 – 00:57. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur i kanë djegur gjashtë (6) vetura tërësisht dhe disa të tjera janë dëmtuar pjesërisht nga zjarri. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Të lënduar nuk ka, lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

(Kosova Sot Online)