I ndihmoi të nxjerrë dokumente shqiptarit të kërkuar nga Interpoli, arrestohet zyrtari i ARC-së

  • S.A /
  • 19 July 2023 - 11:24
I ndihmoi të nxjerrë dokumente shqiptarit të kërkuar nga Interpoli, arrestohet zyrtari i ARC-së

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar një person për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikim i dokumentit zyrtar”, transmeton "Kosova Sot Online".

Ai dyshohet se i ka ndihmuar një shtetasi të Shqipërisë që ishte i kërkuar nga Interpoli, që t’i nxjerrë letërnjoftimin dhe pasaportën e Republikës së Kosovës me të dhënat e një personi tjetër.

Në njoftim thuhet se i dyshuari “më 15.10.2021, në Prishtinë, respektivisht në zyrat e Agjencisë për Regjistrim Civil (ARC), në cilësinë e zyrtarit administrativ pranë kësaj Agjencie, përgjegjës për aplikim dhe shpërndarjen e dokumenteve personale (letërnjoftim, patentë shoferë dhe pasaportë), me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete apo për tjetrin, me dashje dhe dijeni, i ka keqpërdorur autorizimet e tija ligjore, duke vepruar në kundërshtim me legjislacionin për dokumentet personale, në atë mënyrë që, personit me inicialet M.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli për vepra penale të narkotikëve, i sjellë dobi të kundërligjshme duke i ndihmuar që ta kompletojë, pranojë dhe vërtetojë dokumentacionin personal në emër dhe me të dhënat e të dëmtuarit A.N., kështu duke i mundësuar personit M.D., që të nxjerrë letërnjoftimin dhe pasaportën e Republikës së Kosovës me të dhënat e të dëmtuarit A.N.”

Komunikata e plotë:


Ndalohet një person për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe falsifikim të dokumentit zyrtar

Prishtinë, 19 korrik 2023 –Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti për Krime të Rënda, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka ndaluar të dyshuarin D.B., për shkak të veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoriteti zyrtar” dhe “Falsifikim i dokumentit zyrtar”, sipas KPRK-së.

I lartcekuri dyshohet se më 15.10.2021, në Prishtinë, respektivisht në zyrat e Agjencisë për Regjistrim Civil (ARC), në cilësinë e zyrtarit administrativ pranë kësaj Agjencie, përgjegjës për aplikim dhe shpërndarjen e dokumenteve personale (letërnjoftim, patentë shoferë dhe pasaportë), me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete apo për tjetrin, me dashje dhe dijeni, i ka keqpërdorur autorizimet e tija ligjore, duke vepruar në kundërshtim me legjislacionin për dokumentet personale, në atë mënyrë që, personit me inicialet M.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli për vepra penale të narkotikëve, i sjellë dobi të kundërligjshme duke i ndihmuar që ta kompletojë, pranojë dhe vërtetojë dokumentacionin personal në emër dhe me të dhënat e të dëmtuarit A.N., kështu duke i mundësuar personit M.D., që të nxjerrë letërnjoftimin dhe pasaportën e Republikës së Kosovës me të dhënat e të dëmtuarit A.N.

Prokurori i Shtetit, lidhur me këtë çështje penale, në koordinim me Policinë është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të luftimit të këtyre raste të cilat kohëve të fundit janë në rritje e sipër.

(Kosova Sot Online )