Policia kërkon ndihmë pasi dikush ia vodhi një gruaje kuletën me para

  • A.P /
  • 19 July 2023 - 14:36
Policia kërkon ndihmë pasi dikush ia vodhi një gruaje kuletën me para

Një gruaje që dyshohet për veprën penale “Vjedhje”, policia e Kosovës ka publikuar fotografinë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas policisë, vjedhja ka ndodhur më 6 korrik në orën 10:40 në rrugën “Edit Durham” në një lokal në Prizren.

Një grua ka raportuar në polici se derisa ka qenë duke blerë disa gjëra në një lokal, dikush ia ka vjedhur kuletën ku kishte 750 euro dhe dokumentet personale.

“Nga video regjistrimet nga kamerat e sigurisë të nxjerra nga butiku ku ka ndodhur rasti, është siguruar fotografi të dyshuarës, mirëpo deri tani nuk është  rezultuar  në identifikim e saj.”

(Kosova Sot Online)