Eurodeputeti i shkruan Borrellit, Varhelyit e Lajçakut: Ende dëshironi sanksione për Kosovën?

  • S.A /
  • 28 July 2023 - 14:03
Eurodeputeti i shkruan Borrellit, Varhelyit e Lajçakut: Ende dëshironi sanksione për Kosovën?

Eurodeputeti austriak Lukas Mandl ka reaguar sot pas thirrje nacionaliste të tifozëve serbë të futbollit kanë bërë thirrje që ushtria serbe të kthehet në Kosovë, transmeton "Kosova Sot Online "

Tifo-grupi “Delije” kanë paraqitur një tank si koreografi, ndërsa e kanë shoqëruar me një shkrim ku thuhet: “Kur të kthehet ushtria në Kosovë”.

E pas këtyre thirrje ka reaguar eurodeputeti austriak Lukas Mandl ku në një postim në Twitter, ku ka etiketuar shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi dhe ndërmjetësin e BE-së për dialogun Miroslav Lajçak i pyet nëse janë në dijeni se çfarë po ndodh.

“Ju ende dëshironi të sanksiononi? Kosovën? Josep Borrell, Oliver Varhelyi, Miroslav Lajçak a e shihni se çfarë po ndodh? Le të qetësohemi. Le të kontribuojmë në uljen e tensionit, pajtimin, paqen. Të gjithë. Të gjithë ne”, shkruan Mandl. 

Ndryshe, lidhur me thirrjet nacionalistëve të tifozëve serbë kanë reaguar edhe zyrtarë qeveritarë.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se “në vitin 1990, tifozët e klubit serb të futbollit Crvena Zvezda, të udhëhequr nga mafiozi serb i paditur nga Tribunali për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, Arkan,  u revoltuan kundër Kroacisë. Për disa, kjo ishte një shkëndijë e luftërave që pasuan. Dje Crvena Zvezda bëri thirrje që ushtria serbe të kthehet në Kosovë. Thirrjet për dhunë janë të pandërprera”.

(Kosova Sot Online )