Mungojnë deputetët, dështon seanca dhe Kuvendi shkon në pushime verore

  • S.A /
  • 28 July 2023 - 14:09
Mungojnë deputetët,  dështon seanca dhe Kuvendi shkon në pushime verore

Në ora 10:00 ishte planifikuar të nisë seanca e Kuvendit të Kosovës, ku në rend dite ishin disa pika të rëndësishme, duke përfshirë edhe Marrëveshjen për të burgjet me Danimarkën, transmeton "Kosova Sot Online". 

Por në mungesë të kuorumit, ku edhe pas një ore prej kur ishte planifikuar të nisë seanca deputetët nuk shkuan në seancë.

Pas kësaj, kryesuesja e seancës, Saranda Bogujevci propozoi që të mbyllet seanca, saktësisht ky sesion pranveror.

“Ka kaluar një orë prej kur është paraparë të fillojë seanca. Ende nuk kemi kuorum. Unë propozoj që ta mbyllim për këtë sesion dhe ju uroj pushim të këndshëm. Shihemi në shtator…”, tha ajo

(Kosova Sot Online )