Vetura doli nga rruga dhe ra në lumin Drini i Bardhë, vdes një person

  • S.A /
  • 31 July 2023 - 08:04
Vetura doli nga rruga dhe ra në lumin Drini i Bardhë, vdes një person

Policia në Pejë ka njoftuar se sot në orën 03:30 ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në Radac, transmeton "Kosova Sot Online".

Atje një veturë me targa vendore ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Drini i Bardhë.

Prej veturës janë nxjerrë dy persona të lënduar rëndë, mirëpo më pas ekipi mjekёsor ka konstatuar se njëri ka qenë pa shenja jete. I lënduari tjetër është dёrguar me autoambulancё nё Spitalin Rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor.

Njoftimi i plotë:

Ju informojmë se me datë 31 korrik 2023, rreth orës 03:30, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Radac-Pejё.

Nё vendin e ngjarjёs kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Konumikacionit Rrugor (NJRKRR).

Aty kemi kuptuar se njё veturё me targa vendore, ka dalё nga rruga dhe ka rёnё nё lumin ( Drini i bardhё), nga vetura disa qytetar rasti i kanё nxjerrё dy (2) persona tё lënduar rёndё.

Nё vendin e ngjarjёs kanё arritur zjarrёfikёsit dhe autoambulanca aty nga ekipi mjekёsor ёshtё konstatuar se njёri nga personat e lënduar ishte pa shenja jete, ndёsa i lënduari ёshtё dёrguar me autoambulancё nё Spitalin Rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor.

Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi e pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion.

(Kosova Sot Online )