Të gjeturat e Departamentit Amerikan i Shtetit për Shqipërinë lajm i keq që ja rrezikon karrierën politike kryeministrit Edi Rama

Të gjeturat e Departamentit  Amerikan i Shtetit për Shqipërinë lajm i keq që ja rrezikon karrierën politike kryeministrit Edi Rama
Të gjeturat e Departamentit  Amerikan i Shtetit për Shqipërinë lajm i keq që ja rrezikon karrierën politike kryeministrit Edi Rama

Gani Qarri 1

  • 31 July 2023 - 07:51

 

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Raporti më i ri i DASH-it për Shqipërinë, është goditje tronditëse për regjimin e korruptuar dhe thellësisht të kriminalizuar të Edvin Kristaq Ramës, veçanërisht në këto momente, kur në zhvillim e sipër hetimor, gjendet edhe një super skandal galopant, si afera spektakolare Rama McGonigal, e cila konsiderohet një aventurë tepër shqetësuese në SHBA, ku janë të përfshira figura të larta të sigurisë kombëtare, bashkë me kryeministrin Edvin Kristaq Rama dhe ortakët e tij!

-Departamenti Amerikan i Shtetit, në përditësimin më të ri edhe në të dhënat për investimet e huaja në Shqipëri për vitin 2023,nënvizon disa nga problematikat që shqetësojnë vendin, në mesin e të cilave pikësëpari renditet korrupsioni, për luftimin e të cilit, sipas DASH-it ka ende shumë punë për t’u bërë në këtë drejtim.

Andaj edhe investitorët e huaj e cilësojnë Shqipërinë si vend të vështirë për të bërë biznes, për shkak të korrupsionit të vazhdueshëm, përfshirë sektorin publik, gjyqësorin, prokurimet publike, konkurrencën e pandershme, ekonominë e madhe informale, pastrimin e parave, ndryshimet frekuente të legjislacionit fiskal si dhe zbatimin e dobët të kontratave. Përdorimi i vazhdueshëm i kontratave të partneritetit publik privat (PPP) ka reduktuar në masë, mundësitë për konkurrencë, përfshirë investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë publik, e që sipas raportit të DASH-it, investitorët shpesh raportojnë raste të korrupsionit qeveritar që vonon dhe parandalon investimet në Shqipëri, sidomos në prokurimet qeveritare, korrupsionet janë të zakonshme, akt që vonon dhe parandalon investimet në Shqipëri. Analizat e dobëta kosto-përfitim dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave PPP janë shqetësime të vazhdueshme edhe për investitorët amerikanë të cilët sfidohen nga korrupsioni dhe përjetësimi i praktikave joformale të biznesit, disa prej të cilëve janë përballur me mosmarrëveshje të diskutueshme tregtare me entitete publike dhe private, deri te shkuarja në arbitrazh ndërkombëtar. Më 2019 dhe 2020, tentativa për investim të një kompanie amerikane dyshohet se u pengua nga disa vendime gjyqësore dhe veprime të dyshimta të palëve të interesuara të përfshira në një mosmarrëveshje mbi investimin, kështu që çështja përfundoi në arbitrazh ndërkombëtar”, thuhet mes tjerash në raportin e DASH-it për Shqipërinë. Dhe siç konstaton raporti në fjalë, kjo ka bërë që investitorët e huaj ta perceptojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes, pavarësisht se Shqipëria është një vend në zhvillim, që ofron potencial të madh të pashfrytëzuar për investime të huaja në shumë sektorë duke përfshirë energjinë, turizmin, kujdesin shëndetësor, bujqësinë, naftën, minierat, teknologjinë e informacionit dhe atë të komunikimit (TIK). Dhe megjithëse në dekadën e fundit, Shqipëria ka tërhequr nivele më të mëdha të investimeve të huaja direkt.”, në raportin e DASH, thuhet se Departamenti i Shtetit ka vendosur ta kalojë vendin në nivelin e dytë të paralajmërimit për të gjithë qytetarët amerikanë që duan të udhëtojnë në Shqipëri. Kështu që edhe në njoftimin zyrtar, thuhet se Shqipëria kalon nga niveli i parë në nivelin e dytë të paralajmërimit për shkak të krimit dhe drogës, ndërsa Vendet e tjera të rajonit si Maqedonia e Veriut apo Kroacia janë në nivelin e parë, ku rekomandohet udhëtimi, përderisa në vendet e nivelit të dytë, ku radhitet edhe Shqipëria, rekomandohet të bëhet kujdes me udhëtimet. Përderisa niveli i tretë i klasifikimit është rekomandim për të mos udhëtuar, qytetarëve u bëhet thirrje për kujdes të shtuar edhe në Shqipëri për shkak të korrupsionit dhe krimit të organizuar ku aftësia e forcave të zbatimit të ligjit për të mbrojtur dhe ndihmuar udhëtarët është e kufizuar, e në disa zona, veçanërisht në rajone të largëta, ka pasur edhe dhunë të shënjestruar të lidhur me rrjetet e paligjshme të drogës dhe krimin e organizuar. Udhëtarët duhet të jenë të vetëdijshëm për ambientin që i rrethon dhe shtrirjen e shërbimeve të policisë dhe emergjencës në zonat e tyre,” thuhet në njoftimin zyrtar, ku jepen udhëzime se si duhet të informohet çdo udhëtar nga Amerika, duke përdorur burimet zyrtare të shtetit amerikan. Ky raport publik me gjetjet alarmante të pranisë enorme të korrupsionit që u adresohet vet instancave të shtetit, është paralajmërim serioz që në një të ardhme të afërt edhe kokat e pushtetit të Edi Ramës nuk mundë të bëjnë përjashtim, për futjen e tyre në listën e zezë amerikane. E krejt kjo, mund të ndodhë, pikërisht për shkak të përfshirjes së tyre në krim, aq me tepër kur tani është në zhvillim e sipër hetimor një super skandal tjetër galopant, si afera spektakolare Rama McGonigal, që është raportuar si aventurë e krimit të organizuar, tepër shqetësuese në SHBA, në të cilën janë përfshirë figura të larta të sigurisë kombëtare, së bashku me kryeministrin Edvin Kristaq Rama dhe ortakët e tij!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".