Pozhari ‘godet’ Devollët, publikon disa fotografi të Hashim Thaçit e Baton Haxhiut

  • S.A /
  • 31 July 2023 - 09:57
 Pozhari ‘godet’ Devollët, publikon disa fotografi të Hashim Thaçit e Baton Haxhiut

Analisti politik Xhevdet Pozhari ka reaguar përsëri ndaj Klan Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, Pozhari ka publikuar edhe disa fotografi të Baton Haxhiut, por edhe të ish-presidentit Hashim Thaçi, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ai i përmend edhe reklamat nga Telekomi por edhe padinë qe Devollt ia bënin shtetit të Kosovës, madje edhe terminalet e homologimin që e bënin.

Krejt kjo sipas Pozharit ka ndodhur në kohën kur ishte president Hashim Thaçi.

Postimi i plotë:

Eh vakt, o vakt! Na ishte një kohë kur liria e shprehjes kishte arritur në ato përmasa sa nëpër studio televizive flitej me këmbëngulje për korrigjim të kufirit, amnisti të krimeve, arsyetoheshin me orë të tëra koncesionet që i bëheshin Serbisë. Servoheshin si rruga e vetme drejt integrimeve evropiane.

Na ishte një kohë kur bizneset regjistroheshin me "Kosovo i Metohija, Serbia".

Kohëra të arta ishin ato kur reklamat e Telekomit i shpërblenin "zërat e lirë". Devollët padisnin shtetin për kontrata dhe kërkonin dëmshpërblime multimilioneshe. Merrnin nën kontrollë terminale doganore, homologim, e çka tjetër jo.

Në atë kohë qeveriste Hashim Thaçi. Kishim liri të shprehjes, jo si tani në kohën e këtij "diktatorit" që po vendos rregull dhe rend në veri. Nuk po nënshtrohet ndaj presioneve. S'po bën pazare me oligarkë. Po kërkon të gjithë të trajtohen të barabartë para ligjit.

Duhet me e rrëzu këtë Qeveri. Nesër të gjithë në protestë në kujtim të kohërave të arta, në mbrojtje të lirisë së shprehjes.

"Kosovo i Metohija" është e të gjithëve! 

(Kosova Sot Online )