AAK-ja sot diskuton me bizneset private për situatën politike

  • S.A /
  • 31 July 2023 - 10:20
AAK-ja sot diskuton me bizneset private për situatën politike

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë (AAK) ka paralajmëruar se të hënën do të mbajë takim me përfaqësues nga ekonomia me bizneset e sektorit privat, në kuadër të ciklit të diskutimeve mbi situatën në vend, transmeton "Kosova Sot Online ".

Nëpërmjet një komunikate, partia opozitare ka njoftuar se takimi do të mbahet në orën 11:00 në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

AAK-ja ka mbajtur takime edhe të tjera ditë më parë.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka organizuar takime të tilla për “Rrugën pa Kurtin”.

(Kosova Sot Online )