Dëmtoi meniskun dhe braktisi turneun amerikan, zbulohet koha e rikuperimit për Guler

  • S.A /
  • 31 July 2023 - 09:48
Dëmtoi meniskun dhe braktisi turneun amerikan, zbulohet koha e rikuperimit për Guler

Talenti turk i Real Madrid, Arda Guler e ka nisur në mënyrën më të keqe aventurën me Real Madrid. Fantazisti dëmtoi meniskun e gjurit të djathtë teksa ishte pjesë e përgatitjeve parasezonale me madrilenët në SHBA dhe u detyrua të rikthehej para kohe në kryeqytetin spanjoll, transmeton "Kosova Sot Online ".

Për momentin ende nuk janë kryer analizat e detajuara që do të tregojnë më pas edhe kohën që 18-vjeçari do të qëndrojë jashtë fushave.

Por, skenarët nuk janë shumë pozitivë pasi nëse bëhet fjalë për një dëmtim serioz atëherë turkut do t’i duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale dhe kjo do të zgjaste edhe më shumë kohën e rikuperimit.

Nëse Guler operohet atëherë nuk do të mund të zbriste në fushë për pesë muajt e ardhshëm. Në anën tjetër, nëse dëmtimi nuk është shumë serioz, sërish pritet që Guler të qëndrojë jashtë fushave për 12 javë, e në këtë periudhë do të kuptohej edhe më mirë nëse lojtari do të kishte nevojë apo jo për ndërhyrje kirugjikale pasi gjithçka do të varej nga reagimi që menisku do të kishte nga terapia.

Gjithsesi, e sigurt është se Guler do të humbasë një pjesë të mirë të pjesës së parë të sezonit duke mos pasur kështu fatin në anën e tij në këtë eksperiencë kaq të rëndësishme të karrierës.

(Kosova Sot Online )