Qytetarja nga Kosova: Kjo është menyja jonë e ushqimeve në Haxh çdo ditë o rrenca, hajde plasni pak...

  • A.P /
  • 31 July 2023 - 19:50
Qytetarja nga Kosova: Kjo është menyja jonë e ushqimeve në Haxh çdo ditë o rrenca, hajde plasni pak...

Shkuarja në Haxh këtë vit iu kushtoi hiç më pak se 6550 euro, besimtarëve myslimanë nga Maqedonia e Veriut, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Nga një ankesë të bërë nga njëri prej tyre, bëhet e ditur se pritjet për t’u ushqyer me vaktin e tyre ushqimor po janë tejet të gjata, e të cilat po zgjasin rreth 4 orë.

Po ashtu, janë publikuar edhe pamjet e haxhilerëve, ku kanë pritur për t'u ushqyer me rradhë të gjata.

Por ndryshe nga haxhilerët nga Maqedonia e Veriut kanë kaluar ata nga Kosova.

Sipas saj mënyja ka qenë e bëgatë me ushqime, madje ajo ka publikuar edhe një fotografi ku shprehet e revoltuar.

"Kjo është menyja jonë e ushqimeve në Haxh çdo ditë o rrenca, hajde plasni pak...", ka shkruar ajo.

Image

(Kosova Sot Online)