Rexhepi kritikon institucionet për moslobim, thotë se Serbia po fuqizon ndikimin

  • S.A /
  • 01 August 2023 - 08:08
Rexhepi kritikon institucionet për moslobim, thotë se Serbia po fuqizon ndikimin

Kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi ka thënë se derisa politikanët në Kosovë merren me njëri-tjetrin, Serbia dhe aleatët po lobojnë dhe ndikojnë fuqishëm për interesat e tyre, transmeton "Kosova sot Online".

Sipas tij, reagimi dhe ankesat e Kosovës janë pasi proceset po përfundojnë.

“Kanë peshë vendimet e kryeministrit e qeverive tona, por varet sa ato vendime që i kanë marrë janë në korrent me agjendën Ndërkombëtare(sa kemi parapërgatit teren). Diplomacia ndërkombëtare nuk nin për mua, ty, ata, kush është më i mençur, kush ka ditë me lobu fiton, pavarësisht a është vendimi i drejtë (e kemi rastin e Shën Stefanit…). Nëse institucionet tona qendrore nuk kanë ditë, nuk dinë apo nuk kanë deshtë me ditë/lobu e me përfitu nga ato lobe – që ndikojnë e vendosin në proceset botërore, atëherë ne jo vetëm si pjesë e shtetit por edhe si pjesë e kombit, mundemi me zhvillu debate kundër botës e njëri-tjetrit, duke përzi qaj, duke pre e gri me çifteli, por ne jemi vonu, treni ka shkuar, proceset kanë përfundu dhe duhet pritë momentin tjetër historik minimum pas 100 vitesh”, ka shkruar ai në Facebook.

(Kosova Sot Online )