Nuk mundë të ketë zgjedhje normale e demokratike në komunat e Veriut të Kosovës, në situatë të tensionuar që i ngjanë gjendjes së jashtëzakonshme

Nuk mundë të ketë zgjedhje normale e demokratike në komunat e Veriut të Kosovës, në situatë të tensionuar që i ngjanë gjendjes së jashtëzakonshme
Nuk mundë të ketë zgjedhje normale e demokratike në komunat e Veriut të Kosovës, në situatë të tensionuar që i ngjanë gjendjes së jashtëzakonshme

Arsim Aziri

  • 01 August 2023 - 07:39

 

Shkruan: ANALISTI- Arsim Aziri

Pavarësisht faktit që ka një kërkesë urgjente nga faktori ndërkombëtar, kryesisht nga BE-, për shpalljen e shpejtë e pa vonesë të zgjedhjeve lokale në katër komunat e veriut të Kosovës, qëndrimi i deklaruar i Qeverisë, i kryeministrit dhe presidentes që fillimisht të ndodhë shtensionimi i plotë, të pezullohen sanksionet ndaj Kosovës, dhe vetëm pastaj të shpallen dhe mbahen zgjedhjet në atmosferë tolerante politike e atmosfera garuese të barabartë demokratike, është qëndrim i drejtë dhe si i tillë duhet të mbahet deri në fund.

- Tashmë është koha që faktori ndërkombëtar, pra edhe vetë ndërmjetësuesit ti bëjnë presion Beogradit që të heq dorë nga mbështetja e grupeve të organizuara kriminale dhe të bashkëpunon me institucionet e drejtësisë në Kosovë, për të identifikuar dhe dorëzuar para drejtësisë të gjithë ata persona, individ që hetimet ndaj tyre argumentojnë dhunën e ushtruar, qoftë ndaj policisë së Kosovës, pjesëtarëve të KFO-rit por edhe gazetarëve .

Mendoj që është qëndrim shumë parimor, i cili duhet të vlerësohet me pozitivitet edhe nga faktori ndërkombëtar, për ta mbështetur, deklarimi I kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili ka treguar vullnet shumë të sinqertë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe krijimin e kushteve që shumica e qytetarëve nga komuniteti serb dhe të tjerët, të marrin pjesë lirshëm për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre legal e legjitim, por se zgjedhjet në këto katër komuna nuk munden dhe nuk do të zhvillohen pa u shtensionuar situata në atë zonë. Po ashtu është për tu vlerësuar pozitivisht fakti që institucionet e shtetit kanë filluar të ndërmarrin masat paraprake duke i kryer përgatitjet për zgjedhje të parakohshme në ato katër komuna, në mënyrë që pas vlerësimit të situatës stabile dhe të sigurt, ato të shpallen e të zhvillohen sipas ligjeve dhe kushtetutës së shtetit të Kosovës, pa presion e frikësim , apo kushtëzim nga jashtë. Në këtë aspekt, spektri politik I Kosovës duhet të jetë shumë unik sepse është interes I përbashkët institucional dhe politik që zgjedhjet të jenë të suksesshme dhe të marrin vlerësimin pozitiv, kurse verdikti i lirë qytetar ta përcakton se kush do ta drejton komunë dhe do të merret me zgjidhjen e problemeve vitale jetësore që kanë qytetarët në ato zona, në bashkëpunim të ngushtë në mes të nivelit qendror dhe lokal. Do të ishte jo serioze nëse nga faktori ndërkombëtar insistohet që me patjetër të mbahen zgjedhje me urgjencë derisa akoma atmosfera në komunat e veriut është e tensionuar dhe e elektrizuar, ku grupet e ndryshme kriminale po i kërcënojnë dhe paralajmërojnë me shantazhe të ndryshme sidomos policët e komunitetit serb, të cilët këtë javë kanë filluar punë për të ofruar siguri për të gjthë, rend dhe qetësi, në funksion të kthimit të normalitetit dhe të stabilitetit, që është kushti i domosdoshëm edhe për zhvillimin e procesit zgjedhor në kushte krejtësisht normale.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".