Emisari britanik telefonon Vuçiqin, paralajmëron vizitë në Serb

  • S.A /
  • 02 August 2023 - 08:39
Emisari britanik telefonon Vuçiqin, paralajmëron vizitë në Serb

Emisari britanik, Sir Stuart Peach, ka folur në telefon me presidentin e Serbisë, Alekandar Vuçiq.

Ky i fundit ka njoftuar për takimin në Instagram, duke thënë se ka folur për “çështjet aktuale rajonale, veçanërisht për Kosovën”, transmeton "Kosova Sot Online".

Siç thuhet në këtë njoftim, emisari britanik dhe Vuçiq janë dakorduar që bisedën të vazhdojnë gjatë vizitës së ardhshme të të dërguarit special të Mbretërisë së Bashkuar në Serbi, e cila pritet së shpejti.

(Kosova Sot Online )