Ja kush është politikani rus që paralajmënshuarjen e Rusisë nëse humbet luftën në Ukrainë

  • S.A /
  • 02 August 2023 - 11:30
Ja kush është politikani rus  që paralajmënshuarjen e  Rusisë nëse humbet luftën në Ukrainë

Nënkryetari i Parlamentit rus, Piotr Tolstoi, e ka lidhur fatin e shtetit rus me luften në Ukrainë. Ai ka thënë se Rusia është në situatën kur ose fiton luftën me Ukrainën, ose zhduket, transmeton "Kosova Sot Online".

Në një intervistë në televizionin shtetëror ka insistuar në fjalët e tij se për Rusinë tashmë ekzistojnë vetëm këto dy rrugë. 

“Tani për tani, jemi në një situatë ku ose fitojmë në këtë luftë, ose pushojmë së ekzistuari si popull dhe komb. Nuk ka mes. Niveli i zemërimit që ekziston tani na tregon vetëm një gjë. Ose na shkatërrojnë, ose ne i shkatërrojmë ata”, ka thënë ai, shkroi FemaleFirst.

Tolstoi ka shtuar se rusët duhet të kenë unitet, duke bërë thirrje që populli ta mbështesë presidentin e vendit për të fituar.

“Të bashkohemi rreth komandantit tonë suprem për hirë të fitores sonë. Më lejoni të përsëris: fati i vendit tonë është në rrezik”, ka deklaruar ai.

Pavarësisht deklaratës së Tolstoit që në media po cilësohet si dramatike, Putini kohët e fundit sugjeroi se ai nuk e kundërshton idenë e bisedimeve të paqes mbi konfliktin në Ukrainë.

(Kosova Sot Online )