Plani për reduktimin e policisë në Veri, KFOR jep njoftim për takim me Policinë e Kosovës dhe EULEX’in

  • S.A /
  • 02 August 2023 - 12:26
Plani për reduktimin e  policisë në Veri, KFOR jep njoftim për takim me Policinë e Kosovës dhe EULEX’in

Komandanti i KFOR-it Angelo Michele Ristuccia është takuar me Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, Pietro Barbano dhe me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, transmeton "Kosova Sot Online ".

Lajmin për këtë takim e ka bërë të ditur KFOR në një postim në Twitter.

KFOR njofton se në takim u diskutuan gjerësisht masat e deeskalimit “që do të zbatohen në afat të shkurtër nga institucionet në Kosovë”.

Sipas KFOR, takimi ishte pozitiv dhe konstruktiv dhe “do të pasohet nga takime të mëtejshme periodike si në nivel teknik dhe ekzekutiv”.

“Çështjet të cilat u diskutuan kishin të bëjnë me situatën e sigurisë në tërë territorin e Republikës së Kosovës përfshirë edhe zhvillimet e fundit në veri të vendit. Në takim u vlerësua me interes të përbashkët bashkëpunimi dhe koordinimi në kuadër të detyrave dhe përgjegjësive përkatëse, me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike, si qëllim i përbashkët”, thuhet në njoftimin e Policisë.

(Kosova sot Online )