Aksident mes dy veturave dhe një motoçiklete në Prishtinë, ka të lënduar

  • S.A /
  • 02 August 2023 - 13:30
Aksident mes dy veturave dhe një motoçiklete në Prishtinë, ka të lënduar

 

Sot ka ndodhur një aksident trafiku ne mes të dy automjeteve  dhe një motoçiklete.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ku njoftoi se si pasojë e këtij aksidenti është lënduar ngasësi i motoçikletës.

“Sot rreth orës 11:30 në rrugën “Arbnor dhe Astrit Dehari” Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit një person (ngasësi i motoçikletës),ka pësuar lëndime trupore”, njoftoi Ahmeti. Tutje ajo tha se me rastin po merret njësiti i trafikut.

(Kosova Sot Online )