Edhe sot me vapë të madhe, temperaturat deri në 35 gradë

  • S.A /
  • 03 August 2023 - 07:58
Edhe sot me vapë të madhe, temperaturat deri në 35 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se edhe sot parashihet të mbajë mot me diell, transmeton "Kosova Sot Online".

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-35 gradë Celsius.

Lexo po ashtuIKShPK këshillon qytetarët se si të mbrohen nga temperaturat e larta

Për shkak të këtyre temperaturave të larta edhe indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj apelohet respektimi i këshillave të IKSHP.

IHK  bënë thirrje qytetareve që mos të ndezin zjarre sepse pos dëmeve në bujqësi, zjarret janë edhe burime të rrezikut të pronave tona, shëndetit  dhe njerëzve në veçanti. 

(Kosova Sot Online )