Ja pse Franca akuzon Rusinë

  • A.P /
  • 03 August 2023 - 12:43
Ja pse Franca akuzon Rusinë

Franca ka akuzuar Rusinë se ka vënë qëllimisht në rrezik sigurinë globale të ushqimit pasi sulmet me dron rus dëmtuan infrastrukturën në një port ukrainas në Danub jetik për eksportet e drithërave, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Rusia po vë edhe një herë qëllimisht në rrezik sigurinë globale ushqimore duke shkatërruar infrastrukturën thelbësore të eksportit të grurit”, tha të mërkurën Ministria e Jashtme franceze.

Në deklaratë thuhej ndër të tjera se Moska ndjek vetëm interesat e saj në kurriz të popullatave më të cenueshme dhe rrit çmimet të produkteve bujqësore.

(Kosova Sot Online)