Mërgimtarët po përballen me pritje në kufi edhe sot, 2 orë e gjysmë në Merdare

  • S.A /
  • 05 August 2023 - 08:45
Mërgimtarët po përballen me pritje në kufi edhe sot, 2 orë e gjysmë në Merdare

Edhe sot, mërgimtarët po përballen me pritje në hyrje-dalje të pikave kufitare. Raportohet se në Merdare, kolona aktualisht është 800 metra, e pritjet për të dalë janë deri në 2 orë e gjysmë, derisa në hyrje 25 deri në 30 minuta, transmeton "Kosova sot Online ".

Kolona ka edhe në Jarinje, ku gjatësia e kolonës ka arritur në 1 mijë metra. Atje pritjet në dalje janë një orë, e në hyrje 3-5 minuta.

Pritje një orëshe ka edhe në dalje të pikës kufitare në Muçibabë dhe te Dheu i Bardhë. Në hyrje nga pesë deri  20 minuta.

(Kosova Sot Online )