Miftaraj për rastin në “Bon Vivant”: Llogari duhet kërkuar shefave të policisë dhe kryeprokurorëve

  • S.A /
  • 05 August 2023 - 13:16
Miftaraj për rastin në “Bon Vivant”: Llogari duhet kërkuar shefave të policisë dhe kryeprokurorëve

Duke iu referuar rastit të mbrëmshëm ku si pasojë e një përleshje në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë mbetën të lënduar 17 persona derisa njëri prej tyre vdiq në QKUK, Ehat Miftaraj nga Instituti për Drejtësi tha se raste të tilla parandalohen nëse policia dhe prokuroria nuk i mbyllin sytë, transmeton "Kosova sot Online".

“Përgjegjësia pse ndodhin raste si mbrëmë ne Bon Vivant është e ditur. Këto vrasje janë të parandalueshme, nëse policia dhe prokuroria nuk i mbyllin sytë ndaj tyre duke mos i trajtuar dhe zgjidhur rastet ndaj tyre. Sot llogari duhet kërkuar shefave të policisë dhe kryeprokuroreve. Jo komunikata me shkrim por te dalin ne konference për media dhe te na informojnë se sa raste janë te hapura ndaj personave qe janë përfshirë ne rast, qe sa kohe janë këto raste te hapura, çka është ndërmarr, pse po ndodhin raste te tilla.”, shkroi Miftaraj në Facebook.

Ai përmendi edhe rastin “Kobra” në Prizren për të cilin tha së është me representativ kur deshton zingjiri polici-prokurori-gjykate.

“Për çudi sa me dështak shefi i policisë, kryeprokurori aq me shume shpejte ngriten ne pozita brenda sistemit ne kurriz të jetës se qytetareve të këtij vendi”, shkroi Miftaraj

(Kosova Sot Online )