Zëvendësministri i Mbrojtjes Shemsi Syla: Nuk ka asnjë të përfshirë në ngjarjen tragjike që ndodhi në Prishtinë nga radhët e FSK-së

  • S.A /
  • 05 August 2023 - 13:44
Zëvendësministri i Mbrojtjes  Shemsi Syla: Nuk ka asnjë të përfshirë në ngjarjen tragjike që ndodhi në Prishtinë nga radhët e FSK-së

 

Një ngjarje tragjike ka ndodhur gjatë mbrëmjes së premtes në një nga lokalet në qendër të Prishtinës, ku mbeti i vdekur një person dhe 20 të tjerë të lënduar, transmeton "Kosova Sot Online ".

Në këtë ngjarje është raportuar se ishte i përfshirë edhe një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, por Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla,  ka mohuar diçka të tillë. “Mund të ju konfirmoj se i vrari në këtë ngjarje tragjike nuk është pjesëtar i FSK-së dhe nuk ka të përfshirë nga FSK-ja në këtë rast”, është shprehur Syla. Por, si rrodhi ngjarja që çoi në plagosjen e disa personave në “Bon Vivant”?

Policia ka thënë se ngjarja dyshohet se ndodhi pas një mosmarrëveshjeje mes disa të dyshuarve, ku më pas janë përdorur armë zjarri.

Të plagosur mbetën katër të dyshuar, kurse si pasojë e thyerjeve të gotave e shisheve janë lënduar 17 persona, 14 prej të cilave vajza.

Katër të dyshuarit janë duke u trajtuar në QKUK dhe po ashtu nën përkujdesje të PK-së.

“Rr. Xheladin Hana, Prishtinë 04.08.2023-20:17. Dyshohet se pas një mosmarrëveshje në një lokal, në mes të disa të dyshuarve meshkuj kosovarë, janë përdorur edhe armë zjarri (të shtëna me armë zjarri), si pasojë e kësaj lëndime trupore kanë pësuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (nga arma e zjarrit), ndërsa si pasojë e thyerjeve të gotave–shisheve të qelqit lëndime kanë pësuar 17 persona, prej tyre tre meshkuj dhe 14 femra”, thuhet në njoftim. Katër të dyshuarit mbeten të hospitalizuar në QKUK dhe me vendim të prokurorit ndalohen (nën përkujdesje të policisë). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore dhe njësia K-9, në vend-ngjarje janë gjetur katër gëzhoja dhe njolla gjaku. Policia njofton se një i dyshuar mashkull gjendet në arrati.

(Kosova Sot Online )