Dy persona tentojnë të hynë në objektin e tij, burri nga Obiliqi thotë se njëri prej tyre e kanosi

  • A.P /
  • 06 August 2023 - 10:16
Dy persona tentojnë të hynë në objektin e tij, burri nga Obiliqi thotë se njëri prej tyre e kanosi

Disa persona të maskuar kanë tentuar të kryejnë vjedhje në një objekt, ka raportuar një burrë në Obiliq, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Mirëpo kur ai i ka vërejtur, njëri prej të dyshuarve e ka kanosur atë me armë.

Policia thotë se më pas ata janë larguar nga vendi i ngjarjes.

“Obiliq 05.08.2023 – 02:41. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se disa persona të maskuar kishin tentuar të kryenin një vjedhje ne nje objekt. Në momentin kur të dyshuarit janë vërejtur nga ankuesi, njëri nga të dyshuarit e kishte kanosur ankuesin duke i drejtuar një armë të shkurtë, dhe më pas ishin larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti ne procedure hetimore.”

(Kosova Sot Online)