“The Telegraph” shkruan për letrën e rëndësishme për Kosovën: Perëndimi duhet ta ruajë aleatin e tij ballkanik

  • S.A /
  • 07 August 2023 - 13:26
“The Telegraph” shkruan për letrën e rëndësishme për Kosovën: Perëndimi duhet ta ruajë aleatin e tij ballkanik

Letra e fuqishme në përmbajtje dërguar dje në Departament të Shtetit dhe në Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë të BE’së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, nga dhjetëra kryetarë komisionesh për marrëdhënie me jashtë të shteteve perëndimore, ka bërë bujë edhe në mediat ndërkombëtare, transmeton "Kosova Sot Online ".

Tashmë edhe media prestigjioze britanike si “The Telegraph” ka raportuar gjerësisht për të.

Media britantike qysh në titull e shtron përmbajtjen e saj si “Perëndimi duhet ta mbrojë Kosovën nga Serbia dhe Rusia, paralajmërojnë politikanë të lartë” derisa në paragraf të parë e jep si “Perëndimi po dështon të ruajë Kosovën nga agresioni serb dhe rus për shkak të politikave të saj naive dhe dhe të anshme, kanë paralajmëruaj politikanë të lartë nga Britania dhe Shtetet e Bashkuara”.

“Në një letër të ndarë me ‘The Telegraph’, ata thonë se qasja e Perëndimit ndaj shtet-ndërtimit në Kosovë ka ‘të meta’ dhe do të lë aleatin ballkanik të tyre të cenueshëm”.

Letra, siç thonë ata, i është drejtuar James Cleverly-t, Ministrit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, Anthony Blinken, Sekretarit amerikan të Shtetit dhe Josep Borrell-it, shefit të politikës së jashtme të BE-së.

(Kosova Sot Online )