Me një dasmë tradicionale, martohet futbollisti Liridon Krasniqi

  • S.A /
  • 07 August 2023 - 13:01
Me një dasmë tradicionale, martohet futbollisti Liridon Krasniqi

Futbollisti i njohur shqiptar, Liridon Krasniqi, dhe partnerja e tij, Agonita, janë martuar. Çifti kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në një dasmë me motive tradicionale, të mbajtur në Kosovë, transmeton "Kosova Sot Online".

Dasma e çiftit vjen plot shtatë muaj pasi futbollisti i vili jeton dhe vepron në Malajzi, i propozoi martesë bukuroshes me origjinë nga Peja.

Në rrjetet sociale, çifti i sapomartuar kanë ndarë me ndjekësit e tyre pak nga atmosfera që ka mbizotëruar në mbrëmjen e kurorëzimit të çiftit.

Liridoni është dukur mjaft elegant i veshur me një kostum ngjyrë krem, ndërsa Agonita gjithashtu me një dukje tejet joshëse e veshur me vellon e bardhë të nuses. 

Urimet e shumta për çiftin nuk kanë munguar nga ndjekës të shumtë në rrjetet sociale.

(Kosova Sot Online )