Jep dorëheqje Ministri i FSK-s Amend Mehaj

  • S.A /
  • 08 August 2023 - 11:09
Jep dorëheqje Ministri i FSK-s Amend Mehaj

Armend Mehaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës. Ai në një prononcim për medie  e ka konfirmuar largimin nga qeveria, transmeton "Kosova Sot Online".

“Po, kam dhënë dorëheqje. Arsye familjare”, ka thënë shkurt ai.

Mehaj ka thënë se do të dalë shpejt me sqarim për media, përderisa vendin e tij pritet ta zë koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci

Gjithashtu në medie  është raportuar  se për Mehajn ende nuk dihet nëse do të transferohet në ndonjë pozitë në institucionet e Kosovës, apo do të kthehet në vendin ku ka jetuar e punuar në Norvegji.

(Kosova Sot Online )