Ndryshim serioz në Qeverinë Kurti: Pas largimit të Armend Mehajt, drejtimin e Ministrisë së Mbrojtës e merr Ejup Maqedonci

  • S.A /
  • 08 August 2023 - 11:28
Ndryshim  serioz  në Qeverinë Kurti: Pas largimit të Armend Mehajt,  drejtimin e Ministrisë së Mbrojtës e merr  Ejup Maqedonci

 

Raportohet se Ejup Maqedonci pritet zyrtarisht të emërohet Ministër i Mbrojtës gjatë këtyre ditëve, pas dorëheqjes së Armedn Mehajt, transmeton "Kosova Sot Online".

Koloneli Ejup  Maqedonci aktualisht  është  Këshilltari për Mbrojte dhe Siguri, i Kryeministrit Albin Kurti dhe ishte i këshilltar ushtarak i ministrit të Mbrojtjes Armend Mehaj. Ejup Maqedoncin, i cili përfundoi karrierën ushtarake si oficer aktiv më 10 korrik të këtij viti, duke kaluar në pension të parakohshëm, në ditën e tij të pensionimi Mehaj i ndau edhe ‘Medaljen e Karrierës’,. Maqedonci vjen në krye të FSK-së, vetëm pas dorëheqjes së Mehajt.

Kush është Ejup Maqedonci?

Ejup Maqedonci ishte pjesë e  UÇK-së si komandant i Batalionit të Parë të Brigadës 153, në Zonën Operative të Llapit, më pas në uniformën e Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK), si komandant për një dekadë i Batalionit të Kërkim Shpëtimit (1999-2009), për të vazhduar kontributin si pjesëtar i FSK-së në detyrën Shef i Departamentit të Operacioneve dhe Trajnimit në Shtabin e Përgjithshëm.

Maqedonci ka përfunduar studimet Master për Studime Strategjike në SHBA  pranë Kolegjit të Ushtrisë Amerikane të Grafiteve, 2018-2019.

Poashtu në 2012-2014, mori diplomën  Master i Artit dhe Shkencës Operacionale Ushtarake/Studimeve Master i Arteve dhe Shkencave Ushtarake, po tek Grafika e Kolegjit të Komandës së Ushtrisë Amerikane dhe Shtabit të Përgjithshëm.

Ai ka përfunduar disa trajnime sikurse janë: Kursi Ndërkombëtar i Këshilltarëve të Kërkimit, kursi i instruktorëve të lundrimit tokësor dhe përdorimit të sigurisë së armëve,kursi i Instruktorëve të Kërkimit dhe Shpëtimit.

(Kosova Sot Online )