Kurti del me një postim, e konfirmon dorëheqjen e Mehajt dhe emërimin e Ministrit të ri

  • S.A /
  • 08 August 2023 - 11:50
Kurti del me një postim, e konfirmon dorëheqjen e Mehajt dhe emërimin e Ministrit të ri

Kryeministri Kurti ka konfirmuar dorëheqjen e Mehajt si ministër i Mbrojtjes dhe emërimin e Ejup Maqedoncit si ministër të ri, transmeton "Kosova Sot Online".

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se Mehaj ka kërkuar dorëheqje për shkaqe familjare. Kurti e ka falënderuar Mehajn për “punën e pandërprerë, kontributin mbresëlënës, bashkëpunimin e rregullt dhe angazhimin e tij shembullor nga dita e parë e marrjes së detyrës”.

“Sot, me kërkesë të ministrit të mbrojtjes, Armend Mehaj, kam pranuar dorëheqjen e tij. Kërkesa për lirim nga detyra vjen për shkaqe familjare. Ministrin Mehaj e falënderova për punën e pandërprerë, kontributin mbresëlënës, bashkëpunimin e rregullt dhe angazhimin e tij shembullor nga dita e parë e marrjes së detyrës”, ka shkruar Kurti.

Ndërkaq, Kurti për ministrin e ri të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se i uron punë të mbarë në avancimin e mbrojtjes dhe sigurisë, në zhvillimin dhe ndërtimin e ushtrisë sonë. “Ministër të ri të mbrojtjes emërova Ejup Maqedoncin, me të cilin kemi bashkëpunuar deri më tani në funksione tjera. Ministrit Maqedonci i uroj punë të mbarë në avancimin e mbrojtjes dhe sigurisë, në zhvillimin dhe ndërtimin e ushtrisë sonë. Me këtë rast zhvilluam një takim të përbashkët edhe me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online )