Aktivizohen edhe dronë në Klinë për kapjen e Tush Frrokut

  • A.P /
  • 08 August 2023 - 16:05
Aktivizohen edhe dronë në Klinë për kapjen e Tush Frrokut

I dyshuar për vrasjen e Anton Prelës në Klinë, Tush Frroku, ndodhet ende në arrati, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Por për kapjen e tij, janë aktivizuar edhe dronë.

Kështu tha zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“I dyshuari ishte i akuzuar edhe për raste të tjera më parë. Ndërsa janë aktivizuar edhe dronë për të gjetur lokacionin e të dyshuarit”, deklaroi Nikçi.

Ai tha se fillimisht i dyshuari e ka ftuar viktimën jashtë lokalit e më viktima është future brenda.

“I dyshuari ka hyrë në lokal dhe ka qëlluar me armë zjarr shtatë herë”, tregoi Nikçi.

Sipas zëdhënësit të Prokurorisë, viktima dhe i dyshuari janë familjarë mes vete.

“Viktima ishte i martuar me motren e të akuzuarit. Ndërsa edhe ky i fundit, ishte i martuar me motrën e viktimës”, shtoi ai.

Për kapjen e tij, Policia e Kosovës dje ka publikuar fotografinë dhe të dhëna, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.” 

(Kosova Sot Online)