Vidhen pije e para të gatshme në një objekt fetar në Suhudoll

  • S.A /
  • 09 August 2023 - 10:39
Vidhen pije e para të gatshme në një objekt fetar në Suhudoll

Policia e Kosovës ka njoftuar se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në një objekt fetar në Suhudoll  dhe nga aty kanë vjedhur para të gatshme dhe disa pije, transmeton "Kosova sot Online ".Policia është duke e hetuar rastin.

“Suhodoll, 07-08.08.2023 – NN. Ankuesi mashkull ka raportuar se i/të dyshuar deri me tani të pa njohur, me forcë kanë hapur derën e objektit fetar dhe nga një sirtar kanë vjedhur disa pije dhe para të gatshme. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim. 

(Kosova Sot Online )