Policia greke identifikon vrasësin e tifozit grek – dyshohet se nuk është kroat

  • S.A /
  • 09 August 2023 - 10:30
Policia greke identifikon vrasësin e tifozit grek – dyshohet se nuk është kroat

Gazetari kroat i portalit Dnevnik ka raportuar nga Athina se Policia Greka ka identifikuar vrasësin e tifozit grek të AEK, derisa vrasësi dyshohet që është i kombësisë greke – huligan i klubit të Panathinaikos që janë rival të AEK-ut të Athinës, transmeton "Kosova Sot Online".

Greqia është në shok. Kjo për shkak të vdekjes së një tifozi 29-vjeçar të AEK-ut, i cili humbi jetën në një përleshje me huliganë në rrugët e Athinës, e ku mendimi për kroatët në sytë e grekëve ndryshoi.

Kjo ka bërë që grekët të tërbohen me policinë e tyre, e cila kishte të gjitha informacionet nga policia kroate dhe malazeze, madje edhe targat e tifozëve që hynin në territorin grek. Ata madje e dinin se ku do të ndodheshin tifozët.

Tifozët kroatë të ndaluar janë dërguar për analizë të ADN-së, vrasësi ka lënë gjurmë te tifozi i ndjerë dhe tani është në kërkim. Gjatë gjithë ditës, policia greke ka kryer bastisje, ka ndaluar shtatë tifozë në kufirin me Maqedoninë e Veriut dhe një në një autobus që po udhëtonte në drejtim të Shqipërisë.

“Sipas informacioneve jozyrtare, policia ka gjurmët e gishtave të vrasësit dhe dyshohet se është shtetas grek”, ka treguar gazetari i Dnevnik Nova TV.

Kujtojmë se policia ndaloi 98 persona, shumica kroatë, por mes tyre kishte edhe shtetas grekë, pra tifozë të Panathinaikos, me të cilët tifozët e Dinamos janë në marrëdhënie miqësore.

Megjithatë, ky është ende informacion jozyrtar.

Të gjithë të arrestuarit do të dalin nesër para gjyqtarit, kur do të mësohet nëse do të lirohen apo do të dërgohen në paraburgim për një muaj.

Vetëm një muaj më parë, shtatë tifozë të PAOK-ut u dënuan me burgim të përjetshëm për vrasjen e një tifozi të Arisit. Kjo ka ndodhur tre vjet më parë, kështu që edhe ai skenar është i mundur. 

(Kosova Sot Online )