Kurti e falënderon edhe njëherë Mehajn: Bashkëshortes së tij i dëshiroj shërim të plotë e të shpejtë

  • S.A /
  • 09 August 2023 - 10:54
Kurti e falënderon edhe njëherë Mehajn: Bashkëshortes së tij i dëshiroj shërim të plotë e të shpejtë

Kryeministri Albin Kurti e hapi mbledhjen e sotme të Qeverisë duke i uruar mirëseardhje në kabinetin qeveritar ministrit të ri të Mbrojtjes, Armend Mehaj. Pasi i uroi mirëseardhje Maqedoncit, Kurti e falënderoi Mehajn dhe i uroi shërim të shpejtë bashkëshortes së tij, transmeton "Kosova Sot Online".

“E falënderoj edhe njëherë përzemërsisht për kontributin, angazhimin dhe dedikimin pashoq ish-ministrin Armend Mehaj, ndërkaq bashkëshortes së tij i dëshiroj shërim të plotë dhe të shpejtë”, tha Kurti.

Ndërsa Maqedoncit, Kurti i uroi “punë të mbarë”.

(Kosova Sot Online )