Detyrë parësore, me urgjencë para Kuvendit dhe Qeverisë, dekriminalizimi pa vonesë dhe emergjent i sistemit të drejtësisë

Detyrë parësore, me urgjencë para Kuvendit dhe Qeverisë, dekriminalizimi pa vonesë dhe emergjent i sistemit të drejtësisë
Detyrë parësore, me urgjencë para Kuvendit dhe Qeverisë, dekriminalizimi pa vonesë dhe emergjent i sistemit të drejtësisë

Hajrullah Ternava

  • 09 August 2023 - 07:37

 

Detyrë parësore, me urgjencë para Kuvendit dhe Qeverisë, dekriminalizimi pa vonesë dhe emergjent i sistemit të drejtësisë

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Gjithsesi se duhet ta merr urgjentisht Kuvendi i Kosovës një nismë me shumicë votash, për formimin e komisionit vlerësues dhe hetimor, për të provuar e hulumtuar punën e mos punën e të gjitha institucioneve të drejtësisë, të gjitha nivelet e gjykatave dhe të prokurorisë, duke ndërmarr edhe masa përgjegjësia për ti adresuar e për ta pastruar. Shembulli i Shqipërisë flet mjaft. Përkundër ecurisë së deritashme të zbatimit të Vettingut, beteja vazhdon për pastrim dhe dekriminalizim. Raportohet se aktualisht janë anë 101 gjyqtarë e prokurorë nën hetim.

-Pas luftës, që nga viti 1999 e deri më tani gjithnjë kanë ndodhur zgjedhje të parakohshme, që do të thotë se asnjë qeveri nuk e ka shfrytëzuar mandatin e sajë të plotë të qeverisjes, edhe po ato qeveri para se ti fitonin votat gjithnjë premtonin se nëse i fitojnë zgjedhjet do ta luftojnë krimin në përgjithësi në mënyrat ma të ashpra, por qeverisja e tyre nuk përfundonte për atë kohë katërvjeçare sa ishte e paraparë, përkundrazi ndodhte që deri në gjysmë të mandatit dhe u dashke të shkohet në zgjedhje të reja, dhe situata e kriminalizuar nëpër institucione vazhdonte në vazhdimësi, pa ndryshime edhe që gjendja e tillë e kriminalizuar nëpër institucione ishte e instaluar nga të „fortit“ e shtetit pas luftës, të cilët pas luftës i emëruan njerëzit e tyre nëpër vende të rëndësishme të institucioneve sidomos të drejtësisë, të cilët e kishin për detyrë mbrojtjen e atyre të „fortëve“ që i kanë emëruar nëpër ato poste të rëndësishme e që si qëllim me prioritet e kishin pasurimin e tyre, prandaj nga skandalet e ndryshme që ndodheshin në qeverisje, u duheshin që të shkojnë në zgjedhje të reja, prandaj deri me tani nuk mbahet në mend që ndonjë qeveri e ka shfrytëzuar mandatin e plotë në qeverisjet e saja, dhe stërzgjatja e situatave të kriminalizuara nëpër institucione vetëm sa po zgjatet, se edhe ata vetë zyrtar që ishin nominuar në ato poste përpos që u interesoheshin që shefat e tyre të pasurohen, edhe veten nuk e linin keq, dhe në shumë raste edhe ata përfitonin, e sidomos lëshonin rrënje me pranimin në punë të tillëve sikur që ishin ata, është me u habitë se si nëpër ato institucione u punësonin njerëz të tillë që kishin punue në sistemet e institucioneve të Serbisë deri sa jemi çlirua nga okupatori, e që më e keqja është se edhe sot ka të tillë që kanë punuar deri me 1999 bashkë me serbët, dhe prapë janë punësuar nëpër ato poste të rëndësishme të drejtësisë edhe mbas luftës, duke pasur mjaftë të rinj me shkollime adekuate profesionale të cilët edhe kanë luftua deri në çlirimin e vendit dhe rrallë nga ta janë punësuar, edhe sot ka të punësuar të tillë si porotë nëpër gjyqe që marrin paga edhe që janë në moshe të thellë rreth 80 vjeçar dhe e marrin pensionin që i bije se këta i marrin nga dy rroga kurse numër i madhe i të rinjve është i papunësuar, dhe po këta kanë punuar deri kur është krye lufta nëpër ato institucionet serbe bashkë me serb, dhe nga këtu mund të konstatohet se në këto poste të rëndësishme nëpër institucione të Kosovës ende ka njerëz të punësuar që deri në çlirimin e Kosovës, kanë punuar bashkë me serb për Serbin, gjë që nga këto dyshime ka edhe fakte se institucionet e drejtësisë nuk janë spastrua ashtu si duhet deri me tani edhe që kanë kaluar mbi 23 vite liri, prandaj pyetja se deri kur do të tolerohen këto dukuri, të mos japin përgjegjësi, të mos hetohen dhe të mos adresohen në mënyrë të ligjshme, sanksionohen, gjyqtarët dhe prokurorët dhe zyrtaret tjerë Kosovar të cilët për dy dekada, e sidomos në periudhën pas shpalljes së pavarësisë, kanë dështuar totalisht për të luftuar krimin e organizuar dhe mafien. Derisa në shtetin fqinjë Shqipëri, është zhvilluar dhe vazhdon të zhvillohet tutje procesi Vetting, sado duke u penguar, një proces i tillë në Kosovë duket se do të jetë premtim i dështuar sepse ish pushtetarët janë pozicionuar kundër për të mos e kaluar, dhe për këtë pasojë, edhe zotimi i qeverisë për bërjen e ligjit dhe shpalljen e tij para fundit të këtij viti, po mbetet premtim për të dëshiruar.

Gjithsesi se duhet ta merr urgjentisht Kuvendi i Kosovës një nismë me shumicë votash, për formimin e komisionit vlerësues dhe hetimor, për të provuar e hulumtuar punën e mos punën e të gjitha institucioneve të drejtësisë, të gjitha nivelet e gjykatave dhe të prokurorisë, duke ndërmarr edhe masa përgjegjësia për ti adresuar e për ta pastruar. Shembulli i Shqipërisë flet mjaft. Përkundër ecurisë së deritashme të zbatimit të Vettingut, beteja vazhdon për pastrim dhe dekriminalizim. Raportohet se aktualisht janë anë 101 gjyqtarë e prokurorë nën hetim. Kreu i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë Artur Metani ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë lloj ndikimi e shantazhi nga aktorët e ndryshëm politik, sado të fuqishëm që janë ata. Duhet të kuptojmë që duhet të përdorim sistemin e ankesave ndaj gjyqtarëve e prokurorëve… ky institucion ka nën verifikim 101 gjyqtarë dhe prokurorë për të cilët janë dorëzuar ankesa. Ky është një numër i madh, nga zvarritjet që përgjithësisht janë çështjet më të mëdha për të cilën ankohen qytetarët, deri në çështje që kanë të bëjnë me procese vendimmarrëse.” Ka deklaruara ai. Kur do të shkëputet edhe drejtësia Kosovare nga lidhja me krimin e organizuar për të pasur një sistem efikas të drejtësisë që nuk ja bënë avokatinë nëntokës kriminale dhe mafies, për këtë ende si po duket duhet të pritet. Sa më parë që fillohet me spastrimin e këtyre vendeve të punës të rëndësishme shtetërore, qeveria e cila e fillon dhe e spastron vendin nga keqbërësit nëpër institucionet shtetërore, do të mbetet si qeveria me efikase, e cila e ka spastrua vendin nga ata të kriminalizuarit që e sollën vendin në këtë situatë në të cilën tani gjendet vendi i ynë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".