Flet shqiptarja e cila u martua me një serb: Ka shumë njerëz në Shqipëri qe kanë origjinë serbe

  • A.P /
  • 09 August 2023 - 19:35
Flet shqiptarja e cila u martua me një serb: Ka shumë njerëz në Shqipëri qe kanë origjinë serbe

Me serbin Dejan Slavkoviq, një shqiptare nga Durrësi, Mira Dreaj, u martua në Leposaviq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ata u martuan në Kishën Ortodokse në Soçanicë, pasi që shqiptarja para pak kohësh ishte konvertuar në Ortodokse.

Pas dasmës në kishë, ata kanë shëtitur nëpër rrugët e Leposaviqit, madje edhe pranë ndërtesës së komunës ku po vazhdojnë protestat e serbëve dhe ku është duke qëndruar edhe kryetari i komunës, Lulzim Hetemi.

Mira tha se ajo tani ndihet serbe, dhe se sipas saj ka shumë shqiptarë me origjinë serbe, që nuk e dinë një gjë të tillë.

‘’Unë u martova me Dejanin për dashuri, ne u takuam në Durrës. Njohja dhe shoqërimi ynë zgjati gjashtë muaj. Unë jam e lumtur që po kthehem në besimin e të parëve të mi. Tani ndihem serbe. Ka shumë njerëz në Shqipëri qe kanë origjinë serbe, dhe nuk e dinë, ose deri tani ata ishin të ndaluar ta dinin’’- tha Mira.

Ndërsa dhëndri, Dejani, tha se Mira i ka thënë se do t’i lindë fëmijët e tyre si ortodoksë, në Kosovë.

“Faleminderit Mira që pranove të bëhemi një. Edhe nëse Mira nuk do të kishte pranuar besimin tim, unë nuk do të isha zemëruar. Kjo ishe dëshira e saj. Kjo më tha mua- Unë dua t’i lind fëmijët e tu si ortodoksë në Kosovën tënde- dhe kjo më gëzoi shumë’’- tha serbi, Dejan.

(Kosova Sot Online)