“Persona të maskuar gjuajtën me armë në kafiteri”, detaje nga vrasja në Skenderaj

  • E.K /
  • 10 August 2023 - 09:20
“Persona të maskuar gjuajtën me armë në kafiteri”, detaje nga vrasja në Skenderaj

Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një lokal mbrëmë pas mesnatë në fshatin Runikë të Skenderajt, përcjell "Kosova Sot Online".

Sipas policisë dy persona të maskuar kanë hyrë në kafiteri dhe kanë shtënë me armë zjarri, ku me pas janë larguar në drejtim të panjohur.

“Nga hetimet  e para dhe këqyrja e vendit të ngjarjes,  dyshohet  se dy persona të dyshuar e të maskuar kanë hyrë brenda në kafiteri  kanë shtënë  me armë dhe  janë larguar në drejtim të panjohur. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë  gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Avni Zaiti.

(Kosova Sot Online)