Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e këtij personi
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin dhe arrestimin e një të dyshuari për zjarrvënie, përcjell "Kosova Sot Online".
“Personi në foton e bashkangjitur është i dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘Zjarrvënie’ i ndodhur në qytetin e Gjilanit dhe i njëjti deri më tani nuk është arritur të identifikohet”, thuhet më tej.
Policia e Kosovës, Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan kërkon nga qytetarët dhe mediat e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetit apo vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, e-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001.
(Kosova Sot Online)
