"Sanksionet ndaj Serbisë duhet të ishin vendosur shumë kohë më parë dhe ato kundër Kosovës duhet të hiqen sa më parë"

  • E.K /
  • 11 August 2023 - 08:28

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, tha se sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Serbisë duhet të ishin vendosur shumë kohë më parë dhe sanksionet kundër Kosovës duhet të hiqen sa më parë, përcjell "Kosova Sot Online".

Teksa ka shprehur shqetësim për sjelljen e disa zyrtarëve të BE-së dhe ka vënë në dyshim vlerat evropiane.

“Mirëmëngjesi Evropë. Sanksionet ndaj Serbisë duhet të ishin vendosur shumë kohë më parë dhe ato kundër Kosovës duhet të hiqen sa më parë”, ka shkruar ajo në Twitter.

“Jam i tronditur nga vlerat e supozuara evropiane që disa zyrtarë të BE-së po përfaqësojnë këtu”, ka theksuar ajo.

(Kosova Sot Online)