Rasti i Bon Vivantit, Policia vë në kërkim Dukagjin Nikollaj

  • E.K /
  • 11 August 2023 - 10:30
Rasti i Bon Vivantit, Policia vë në kërkim Dukagjin Nikollaj

Policia e Kosovës ka vënë në kërkim Dukagjin Nikollaj përcjell "Kosova Sot Online".

Ai po kërkohet për “Vrasje të rënde në tentativë”, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” si dhe “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.

Nikollaj është njëri nga personat e përfshirë në përleshjen me armë në lokalin “Bon Vivant”, ku u vra një person dhe mbetën të lënduar 20 të tjerë.

Në njofimin e policisë thuhet se " Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja t’i kontribuojnë arrestimit sa më të shpejtë të tyre".

(Kosova Sot Onlin)