RENEA vrau Ramiz Muçollarin gjatë shkëmbit të zjarrit, Balla: Ligji fitoi mbi padrejtësinë

  • E.K /
  • 12 August 2023 - 10:41
RENEA vrau Ramiz Muçollarin gjatë shkëmbit të zjarrit, Balla: Ligji fitoi mbi padrejtësinë

Ministri i Brendshëm ka reaguar ndaj ngjarjes në fshatin Qesarak të Maliqit ku gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat RENEA vdiq Ramiz Muçollari.

Taulant Balla i shprehu mirënjohje forcave RENEA.

“ Në këto rrethana përcaktimet ligjore janë të qarta dhe Policia e Shtetit zbatoi Ligjin.

Dua ta siguroj publikun se çrrënjosja e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje është një detyrë kryesore. Çdo grua, çdo vajzë duhet të ketë besimin se telefonata e saj tek Policia është vendimi i duhur që sjell çlirimin nga makthi dhe fitoren e ligjit mbi padrejtësinë dhe dhunën”, ka shkruar Balla.

(Kosova Sot Online)