Hysen Durmishi për rrugën Tetovë-Prizren: Do ta realizojmë se s’bën ndryshe
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, shpërndau videon e kryeminsitrit të Kosovës, Albin Kurtit për rrugën Tetovë-Prizren që planifikohet të ndërtohet, përcjell “Kosova Sot Online”
E për këtë Durmish thotë se do ta realizojnë sepse s’bën ndryshe.
Durmishi tutje ka shkruar se ky është një projekt i kahmotshëm, siç shprehet ai i kombit tonë.
”Është një projekt që ishte ëndërr e kahmotshme e kombit tonë. Do ta realizojmë se s’bën ndryshe”, ka shkruar Durmishi në Facebook.
(Kosova Sot Online)