Kearns i thotë Borrellit se zëdhënësi i BE-së nuk ka ekuilibër kur akuzon Kosovën

  • A..P /
  • 14 August 2023 - 20:30
Kearns i thotë Borrellit se zëdhënësi i BE-së nuk ka ekuilibër kur akuzon Kosovën

Deputetja në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, ka kritikuar zëdhënësin e Bashkimit Evropian, Petër Stano, i cili gjatë një konference për media javën e kaluar ka thënë se sjellja e Kosovës ishte ”jo-evropiane“, duke iu referuar tensioneve në Veri muajve të fundit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Për këtë ajo është ankuar te Josep Borrell, shefi i BE-së për Politikë të Jashtme të Sigurisë.

Deputetja britanike i tha Borrellit se Stano ka mungesë të plotë të ekulibrit të marrëdhënieve të BE-së me Kosovën.

”Josep Borrell Zëdhënësi i saj tregon mungesën e plotë të ekuilibrit në marrëdhëniet e BE-së me Kosovën”.

(Kosova Sot Online)