Për të dyshuarin për vrasjen në Klinë Tush Frrokun kërkohet paraburgim

  • A.P /
  • 16 August 2023 - 16:39
Për të dyshuarin për vrasjen në Klinë Tush Frrokun kërkohet paraburgim

Ndaj Tush Frrokut, të dyshuar për vrasjen e dhëndrit të tij, Anton Prela, më 7 gusht, Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi.

Ai tha se seanca e procedurës paraprake pritet të mbahet sot.

“Është bërë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, prokurori i shtetit ka dorëzuar kërkesën në departmentin për krime të rënda. Njëkohësisht, gjatë ditës së sotme do të mbahet seanca e procedurës paraprake, do të shqyrtohet kërkesa e prokurorit të shtetit që t’i caktohet masa e paraburgimit personit të pandehur, Tush Frrokaj”, tha Nikçi.

(Kosova Sot Online)