Ministria e Ekonomisë nesër do të mbajë konferencë për media, merr pjesë edhe Kurti

  • E.K /
  • 17 August 2023 - 13:41
Ministria e Ekonomisë nesër do të mbajë konferencë për media, merr pjesë edhe Kurti

Fushata e nisur nga Qeveria e Kosovës për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në pajisje shtëpiake efiçiente dhe sistemin diellor për ngrohjen e ujit sanitar, dikasteri i saj Ministria e Ekonomisë ka bërë të ditur se që nga nesër do të filloj lansimi public, përcjell “Kosova Sot Online”.

Prezent do të jetë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, ku edhe do të mbajë një fjalim.

FTESË PËR MEDIA

Të nderuar përfaqësues të mediave

Me rastin e lansimit të “Thirrjes publike për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në pajisje shtëpiake efiçiente dhe sistemin diellor për ngrohjen e ujit sanitar”, Ministria e Ekonomisë nesër do të mbajë konferencë për media.

Agjenda:

10:15 – 10:20 Albin Kurti, Kryeministri i Republikës së Kosovës

10:20 – 10:25 Artane Rizvanolli, Ministre e Ekonomisë

10:25 – 10:30 Alessandro Bianciardi, Zyra e BE-së në Kosovë

10:30 – 10:45 Prezantim i thirrjes publike dhe procesit të aplikimit

10:45 – 11:00 Prezantimi i videove

Koktej rasti dhe bashkëbisedim

Vendi: Kino Armata, Rr. “Brigada e Kosovës”

Datë: E premte, 18.08.2023

Ora: 10:00-12:00

(Kosova Sot Online)