Përdhunoi 19-vjeçaren, arrestohet 32 vjeçari nga Kuçova

  • E.K /
  • 17 August 2023 - 15:04
Përdhunoi 19-vjeçaren, arrestohet 32 vjeçari nga Kuçova

Një 32-vjeçar është arrestuar nga Policia në Durrës, pasi dyshohet se ka përdhunuar një 19-vjeçare, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ishte kjo e fundit ajo e cila denoncoi ngjarjen, duke bërë të ditur se marrëdhënia seksuale me dhunë ndodhi në një banesë që autori kishte marrë me qira.

Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një dozë të dyshuar të lëndës narkotike cannabis sativa.

Ndërsa, rasti është duke u hetuar.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin F. O., 32 vjeç, banues në Kuçovë, pasi ka kallëzuar një 19-vjeçare se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të, në ambientet e një banese të marrë me qira prej tij. Nga kontrolli i kryer në këtë banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një dozë të dyshuar të lëndës narkotike cannabis sativa. Vijojnë hetimet për të dokumentuar ligjërisht këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)