Tahiri kërkon shkarkimin e Rozeta Hajdarit që të mos pengohen hetimet

  • E.K /
  • 18 August 2023 - 11:16
Tahiri kërkon shkarkimin e Rozeta Hajdarit që të mos pengohen hetimet

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka komentuar arrestimet lidhur me dyshimet për keqpërdorim të rezervave shtetërore, përcjell “Kosova Sot Online”.

Tahiti ka shkruar se arrestimet e sotme vijnë si rezultat i punës së mediave dhe policisë së Kosovës.

Tahiri ka thënë se sot do të duhej të shkarkohej ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

“Arrestimet e sotme vijnë si rezultat i punës së mediave dhe policisë së Kosovës. Andaj, në funksion të mundësimit të një hetimi të plotë dhe ku Qeveria nuk shihet si pengesë, po sot do të duhej të kishim shkarkim të ministres, Hajdari. Fundja, i gjithë ky rast i abuzimit me mjete shtetërore dhe me ligjin, asocohet me emrin dhe nënshkrimin e saj, përderisa sekseri për këtë skandal korruptiv u lidh drejtpërdrejt me emrin e kryeministrit Kurtit”, ka thënë Tahiri.

(Kosova Sot Online)