Prishtinë: I hynë në banesë e ia vodhën çelësin e veturës dhe portofolin,më pas ia vjedhin edhe veturën

  • E.K /
  • 21 August 2023 - 09:43
Prishtinë: I hynë në banesë e ia vodhën çelësin e veturës dhe portofolin,më pas ia vjedhin edhe veturën

Një shtetas i huaj ka raportuar në Polici se dy persona ia kanë vjedhur në banesë portofolin dhe çelësin e veturës, e më pas edhe veturën dhe janë larguar në drejtim të panjohur, shkruan “Kosova Sot Online”.

Kjo ngjarje ka ndodhur në Prishtinë.

Rasti është në hetim.

“VJEDHJE E RËNDË- Rr. Arsim Luzha, Prishtinë 20.08.2023-19:45. Ankuesi mashkull shtetas i huaj ka raportuar se dy persona i kanë vjedhur nga banesa portofolin dhe çelësin e veturës, me ç’rast të njëjtit i kanë marr edhe veturën dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti në procedurë hetimore.”

(Kosova Sot Online)