Vushtrri: 10 persona të lënduar nga një aksident mes tri veturave

  • E.K /
  • 21 August 2023 - 09:50
Vushtrri: 10 persona të lënduar nga një aksident mes tri veturave

Dhjetë persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur në mes të tre veturave dje në fshatin Novolan të Vushtrrisë, raporton “Kosova Sot Online”.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

Në këtë aksident ka edhe dëme materiale.

Njoftimi i Policisë së Kosovës:

Fsh. Novolan, Vushtrri 20.08.2023-17:30. Raportohet për një aksident trafiku në mes tre automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar 10 (dhjetë) persona të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore.

(Kosova Sot Online)